Antoine Griezmann ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në Atletico Madrid në prag të ndalimit të transferimeve të klubit nga gjykata e CAS-it.
Ylli i Francës ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester Unitedin gjatë gjithë sezonit, ndërsa Real Madridi gjithashtu është lidhur me një interes ndaj tij.
Griezmann sugjeroi që ai mund të tundohej të shkonte në Old Trafford kur ai tha se perspektivat e tij për një transferim ishin “gjashtë nga 10” muajin e kaluar.
Megjithatë, 26-vjeçari ka vendosur që do të ishte e padrejtë të largohej nga Atletico pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) konfirmoi ndalimin e transferimeve për klubin që i ndalon ata të regjistrojnë ndonjë lojtarë të rinj përpara janarit të ardhshëm.
“Sanksioni i CAS-it është miratuar. Kam vendosur të qëndroj”, ka thënë fillimisht Griezmann për Telefoot.
“Ka qenë një tjetër sezon i mirë dhe shpresojmë se mund të bëjmë disa transferime të mira në janar”.
“Është një moment i vështirë për klubin, për shokët e ekipit tim dhe do të ishte një goditje e ulët për t’u larguar tani”, përfundoi ylli francez.
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve