Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, shpreson që të vazhdojë të rreshtohet së bashku me Lionel Messin në sezonin e ardhshëm, teksa shton se i mbetet klubit dhe lojtarit të zgjedhin mosmarrëveshjen.
Messi shokoi botën e futbollit javën e kaluar pasi dërgoi një telegram duke shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona.
Barcelona në anën tjetër po konteston lirinë e Messit për t’u larguar, duke cekur se ende vlen kontrata dhe klauzola që gjendet në të.
Skuadra si Manchester City, Inter dhe PSG, janë të interesuara për nënshkrimin e tij.
“Ne jemi duke u përpjekur të qëndrojmë të informuar me këtë çështje, por është mes tij dhe klubit”, ka deklaruar Griezmann, përcjell lajmi.net.
“Ne vetëm shpresojmë që ai të qëndrojë. Unë jam duke u përpjekur të qëndroj i përqendruar në ekipin kombëtar dhe të përgatitem mirë për dy ndeshjet e ardhshme”.
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...