Antoine Griezmann ka thënë se është i gatshëm të ndajë ambiciet personale pasi synon të udhëheqë Francën drejt triumfit në Kupën e Botës të dielën.
Futbollisti i Atletico Madridit ka shënuar tre herë për Les Bleus dhe ka asistuar në dy të tjerë, duke ndihmuar kombëtaren e tij në rrugën e tyre deri në finalen e së dielës në Moskë kundër Kroacisë.
Kundërsulmimet kundër Argjentinës, Uruguait dhe Belgjikës kanë rezultuar me sukses nga skuadra e Didier Deschamps, të cilët nuk kanë luajtur domosdoshmërisht futboll të bukur, por që kanë treguar se janë një ekip i suksesshëm.
Si një nga yjet e tyre, është e natyrshme që Griezmann ka qenë i lidhur me nderime të mëdha individuale, të tilla si Topi i Artë.
Por, sulmuesi 27-vjeçar nuk ka interesim aq të madh për çmimin individual, aq sa dëshiron ta fitojë trofeun e Kupës së Botës me Francës.
“Është një shans për të fituar Kupën e Botës, jo Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Griezmann.
“Nuk më intereson nëse fitoj Topi i Artë apo jo – do të jepja gjithçka për të qenë një kampion bote”, përfundoi francezi. /Telegrafi/
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё