Pavarësisht që top klubet angleze janë të interesuar për sulmuesin Antoine Griezmann, ai është plotësisht i fokusuar të Barcelona.
Francezi nuk ka interes për tu larguar nga klubi blaugranas dhe synon që edicionin e ardhshëm të shkëlqejë në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Ronald Koeman, është admirues i madh i lojtarit dhe thuhet se i ka premtuar pozitën e qendërsulmuesit, aty ku ka luajtur sa ishte të Atletico Madrid-i.

Lojtari gjithashtu dëshiron ta shfrytëzojë largimin e Luis Suarez-it dhe të formojë një lidhje të mirë me Lionel Messi-n, i cili ka premtuar se do qëndrojë edhe për një edicion.
Sezonin e kaluar, Griezmann bëri 35 paraqitje duke zhvilluar rreth 2558 minuta./arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës