Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka hedhur poshtë bisedimet për transferim në Manchester United duke mohuar se është në bisedime me Jose Mourinhon.
26-vjeçari ishte afër transferim te klubi në Old Trafford gjatë verës së kaluar dhe vlerësoi shanset e tij për transferim në “gjashtë nga dhjetë” para se ndalesa për transferime e Atleticos të tërheqje, transmeton portali arbresh.info.
Francezi beson që i ka borxh Diego Simeones dhe zgjedh qëndrimin në klub pasi ata nuk mund të sigurojnë zëvendësuesin e tij.
Megjithatë, Manchester United vazhdon të jetë i interesuar në sulmuesin dhe spekulimet së fundmi sugjerojnë që Barcelona do të rivalizoj “Djajtë e Kuq” për nënshkrimin me Griezmannin.
Por, Griezmann ka hedhur poshtë spekulimet se ka vendosur për transferim në Old Trafford duke shtuar se nuk ka folur me Mourinhon rreth klubit.
I pyetur nëse ka folur me trajnerin portugez, Griezmann tha thjeshtë “jo”./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...