Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann i ka hedhur ujë të ftohtë raporteve të nxehta që e lidhin atë me transferim në Barcelonë.
Francezi vazhdoi së fundmi me formë të mirë duke shënuar gol edhe në barazimin e së dielës në Real Madrid për ‘Los Rojiblancos’, ndërkohë që vazhdon të përflitet rreth largimit të mundshëm nga klubi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
“Ajo informatë nuk është e saktë”, ka thënë Griezmann për ‘Telefoot’ kur është pyetur rreth spekulimeve që e lidhin atë për transferim në Barcelonë.

“Verën e kaluar unë nuk u shpreha mirë kur isha duke folur [rreth lidhjeve për transferim në Man Utd] dhe këto ishin gabime që unë duhet t’i pranoj dhe të përballem me to”
“Që nga atëherë, unë jam rikthyer më i fuqishëm si fizikisht edhe mentalisht dhe tani ndihem i freskët dhe dua të vazhdoj me formën që kam shfaqur që nga janari”
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...