Fituesi i Kupës së Botës, Antoine Griezmann ka treguar se cili ishte kundërshtari i tij më i vështirë deri më tani.
Mesfushori qendror i Ajax Amsterdam, i cili do të kalojë tek Barcelona në fund të këtij sezoni, Frenkie de Jong, e kishte impresionuar Griezmannin, transmeton lajmi.net.
Griezmann dhe De Jond janë përballur me njëri tjetrin në kuadër të Ligës së Kombeve. Pra ata janë takuar vetëm dy herë.
“De Jong është kundërshtari më i vështirë që kam luajtur ndaj tij, sepse mundohesha të bëj presion tek ai, por asnjëherë nuk pata sukses” ka thënë sulmuesi francez, transmeton lajmi.net.
Griezmann dhe Frenkie de Jong do të kenë mundësinë që të përballen më shpesh, pasi holandezi të kalojë tek kampionët e Spanjës.
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve