Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk është ftuar në dasmën e Lionel Messi për probleme personale mes bashkëshortes së mbrojtësi Shakira dhe bashkëshortes së sulmuesi Antonella Roccuzzo.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “El Pais”. Roccuzzo ka kërkuar prej kohësh nga partneri i tij që mos të shoqërohet me Pique dhe Shakira dhe nuk e ka ftuar çiftin në dasmë.
Por duket se këto probleme mes grave nuk ndikojnë në fushën e lojës, pasi Pique dhe Messi luajtën së bashku dhe u dukën në humor të mirë me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes së të dielës në “Camp Nou” kundër Valencia.
Ende nuk është saktësuar data kur Roccuzzo do të martohet me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, por mendohet se do të jetë në mes të qershorit.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli