Granit Xhaka është shpërblyer për kontributin e tij të dhënë mbrëmjen e kaluar.
Mesfushori kosovar realizoi një gol të bukur nga distanca në fitoren 3 me 1 të “Topçinjve” në ndeshjen kthyese në Emirates të zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-së kundër skuadrës italiane AC Milan, shkruan portali arbresh.info.
Arsenali eliminoi skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit energjik Gennaro Gattuso nga UEFA Evropa Liga për të vazhduar tutje në çerekfinale.

Xhaka, i cili ishte startues edhe në takimin e parë ndërmjet klubeve të zhvilluar në San Siro javën e kaluar, është zgjedhur nga tifozët si “Lojtari i Ndeshjes” pas super performancës mbrëmjen e së enjtes në Emirates.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës bëri një paraqitje solide në mesfushë duke realizoi madje edhe golin e epërsisë në takimin si nikoqir.
25-vjeçari mposhti portierin e ri të talentuar Gianluigi Donnarumma me një goditje të fuqishme nga distanca që edhe pse arriti të ndalej fillimisht nga reprezentuesi i Italisë, topi në fund përfundoi në rrjetë./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/974565656782868480
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën