Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit gjerman.
Gjurmë në këtë takim la edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka i cili me një gol të jashtëzakonshëm i dha epërsinë Leverkusenit.
Po zhvillohej minuta e tretë e takimit kur Xhaka shfrytëzoi një top të kthyer nga mbrojtja kundërshtare duke shënuar një gol i cili e la ‘të fjetur’ portierin kundërshtar.
Për këtë gol dhe performancën e tij në përgjithësi, Xhaka u vlerësua me notën 8.0 nga SofaScore.

Xhaka përveç golit, pati edhe dy pasime kyçe, katër duele të fituara dhe dy faulla të shkaktuar ndaj tij.
Vlen të theksohet edhe saktësia e lartë në pasime, pasi Xhaka kompletoi plotë 102 pasime me një saktësi jashtëzakonisht të madhe prej 92 për qind.
31-vjeçari do të shpresojë të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në javën e ardhshme kur Leverkuseni do të jetë mysafir i Kolnit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës