Robin Gosens është në prag të bashkimit me Interin dhe sapo ka filluar testet mjekësore me kampionët e Serie A.
Mbrojtësi i Atalantës do të transferohet në San Siro në një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim blerje.
Sipas Sky Sport Italia, gjigantët e Serie A do të paguajnë 25 milionë euro plus tre milionë euro tjera bonus në lidhje me performancën.
Gosens, 27 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare e gjysmë me klubin e tij të ri.
Reprezentuesi gjerman është jashtë fushës që nga shtatori për shkak të një dëmtimi në kofshë, por tashmë ka filluar stërvitjet individuale.
Ai mbërriti në klinikën CONI në Milano në orën 9:00 me orën lokale dhe aktualisht po kalon ekzaminimet mjekësore me Interin përpara se të nënshkruajë kontratën.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...