Ne të gjithë e kemi parë padyshim golin sensacional të Gareth Bales në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, por pamja nga një kënd tjetër e dërgon atë në një nivel të mrekullueshëm
Nuk është vetëm finalizimi nga reprezentuesi uellsian, në videon e publikuar në rrjetin social Twitter mund të shihni artin e krijuar nga lojtarët e Real Madridit deri te goli sensacional, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është një arsyeje shtesë pse ‘Los Blancos’ kanë fituar për të tretin vit radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve.
Është e qartë, ata shfrytëzuan gjithashtu lëndimin e Mohamed Salah, që ishte një pikë kthyese e ndeshjes në një kah tjetër.
Sidoqoftë, në videon më poshtë mund të shikoni golin e shënuar pas gjithsej 15 pasimeve dhe zhvendosjes së skuadrës së Liverpoolit nga një anë në anën tjetër./arbresh.info/
https://twitter.com/SleevesElliott/status/1001109396892585984
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...