“Topçinjtë” kanë kaluar në finale të Carabao Cup duke përmbysur rezultatin ndaj kampionit në fuqi të Premierë Ligës.
Arsenali ka fituar me rezultat të ngushtë 2 me 1 ndeshjen kthyese të zhvilluar si nikoqir në Emirates kundër Chelseat mbrëmjen e sotme (e mërkurë), shkruan portali arbresh.info.
Pas paraqitjes pa gola 0 me 0 dy javë më parë në Stamford Bridge, derbi ndërmjet dy gjigantëve londinez ka përfunduar në favor të skuadrës së trajnerit francez Arsene Wenger që vazhdoi tutje në Carabao Cup. Goli i epërsisë në minutën e 7′ të ndeshjes nga superylli Eden Hazard u anulua vetëm pesë minuta më vonë pas një autogoli mjaftë interesant që u realizua nga Rudiger.

Rivënia nga këndi e ekzekutuar nga Mesut Ozil u ndal fillimisht me kokë nga Nacho Monreal dhe më pas topi kaloi në formë zik zake në kokat e dy futbollisteve të Chelseat duke ia vështirësuat punët portierit Caballero.
Mesfushori kosovar Granit Xhaka realizoi e dytë për “Topçinjtë” pas një ore lojë në Emirates duke përmbysur rezultatin në 2 me 1. Asistues i këtij goli vendimtar nga mesfushori prishtinas ishte sulmuesi Alexandre Lacazette.
Manchester City është rivali i Arsenalit në finale të Carabao Cup pas eliminimit që ia shkaktoi mbrëmjen e kaluar Bistol Cityt./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuara këtë ndeshje:
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...