Mesfushori Donat Rrudhani ka shënuar me gol në kampionatin zviceran, duke ia siguruar fitoren Sionit ndaj Gasshoppersit.
Sion i arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 0-1, ku dallimin e bëri goli i yllit kosovar.
Rrudhani shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën faktikisht e fitoi kosovari tjetër Rilind Nivokazi (61’).
Brenda 70 minutave sa ishte në fushë, Rrudhani kishte katër goditje drejt portës, goditi një herë shtyllën, si dhe fitoi dy nga pesë duelet që i tentoi. Kësisoj, “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.2.
Paraqitje të shkëlqyeshme bënë edhe Nivokazi (u vlerësua si lojtari i ndeshjes me notën 7.7) si dhe mbrojtësi Kreshnik Hajrizi (7.6).
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...