Google ADS

Goli i Arnoldit e shtynë Liverpoolin drejt titullit, teksa Leicesteri bie në Championship

19:27 | 20 Prill 2025
D.H

Liverpool ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme por edhe mjaft të vështirë në udhëtim tek Leicesteri, në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.

Ndeshja u mbyll me rezultat minimal 0-1, shkruan Arbresh.info.

Goli i vetëm në këtë sfidë erdhi nga lojtari Trent Alexander-Arnold, i cili u inkuadrua nga banka për t’i dhuruar fitoren “The Reds”.

Ai shënoi në minutën e 76-të.

Deri në fund nuk pati gola tjera dhe Liverpooli arkëtoi tre pikë të mëdha. Tashmë pesë xhiro pa përfunduar liga, Liverpooli është i pari me 79 pikë dhe i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur edhe matematikisht kampion.

Kurse Leicesteri është i 19-ti me 18 pikë dhe tashmë zyrtarisht bie në Championship./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale