Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 73:48 (17:12, 24:15, 21:13, 11:8).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 11:4 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 17:12.
Edhe në periudhën e dytë ishin në epërsi konstante, ku në fund të pjesës së parë thelluan epërsinë, duke shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 41:27.
Kampionët nuk u ndalën as në periudhën e tretë, ku thelluan edhe më shumë epërsinë, kurse prishtinasit nuk kishin kundërpërgjigje për lojën e tyre.
Therandasit vazhduan me sulme efikase dhe mbrojtje të fortë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:40. Në dhjetë minutat e fundit u shënuan shumë pak pikë, 19, nga të dyja skuadrat, por kjo mjaftoi që Ylli të triumfojë 73:48, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it.
Ndeshja e ardhshme sërish zhvillohet në Therandë, kurse në finale kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.
Te Ylli u dalluan Henrik Sirko me 17 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 19 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dallua Biram Faye me 11 pikë e 12 kërcime.
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...