Janë mbyllur pjesët e para në dy prej tre ndeshjeve të natës së sotme të fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.
Debi francez mes Moncaos dhe PSG ka prodhuar katër gola, shkruan Arbresh.info.
Pas 45 minutash ndeshja është 2-2. Vendasit patën epërsi prej 2-0, mirëpo kampioni në fuqi i Evropës, u rikthye fuqishëm dhe në fund të pjesës së parë barazoi rezultatin.
Parisi pati mundësi të shënoj edhe një gol tjetër por nga penalltia gaboi Vitinha.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes Benficas dhe Real Madridi nuk pati gola, përkundër shumë rasteve të mysafirëve.
Dy mundësi të mira i pati edhe Benfica, por portieri belg i Realit ishte në vend.
Aktualisht po luhet edhe Dortmund – Atalanta ku atje rezultati është 1-0 për gjermanët. Kjo ndeshje ka nisur me vonesë./Arbresh.info
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...