A është Cristiano Ronaldo i mirë ende në gjuajtje të mirë? Kjo është një pyetje që shpesh ka nxitur debate tek tifozët e futbollit.
Edhe pse nuk ka dyshim që superylli i Real Madridit është shumë i rrezikshëm nga goditjet e lira, gjë të cilën sigurisht e kemi parë gjatë viteve, dështimet e tij nuk mund të injorohen gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të muajit janar u mësua se Ronaldo ka shënuar 20 gola nga goditjet e lira për Real Madridin qysh pas transferimit të tij në ‘Santiago Bernabeu’ në verën e vitit 2009. Statistikat jo e keqe apo jo?
Megjithatë, kjo statistikë nuk duket aspak impresive duke marrë parasysh se sulmuesi ka bërë 291 goditje të lira. Nga ana tjetër, Lionel Messi brenda të njëjtës periudhë ka shënuar 17 herë por nga vetëm 212 përpjekje.
Sidoqoftë, ne të gjithë e dimë se Ronaldo ka shënuar super gola nga goditjet e lira, por ajo kundër Guangzhoua Evergrandes në gusht të vitit 2011 ishte sigurisht më e keqja në karrierën e tij.
Ronaldo si zakonisht bëri disa hapa me kujdes prapa nga topi por goditja e tij ishte për tu qeshur./arbresh.info
Në videon më poshtë mund të shikoni atë goditje:
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...