Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj pritet së shpejti të kurorëzojnë lidhjen e tyre të gjatë me martesë.
Ylli kosovar i Arsenalit njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram se i ka propozuar martesë të dashurës së tij Leonita Lekaj, përgjigja e së cilës ishte sigurisht pozitive, shkruan portali arbresh.info.
Uebfaqja më e madhe sportive ‘Goal.com’ shkruan se Granit Xhaka ka fituar çmimin e tij më të madh të vitit në raportin e tyre për këtë propozim.
“Topçinjtë dështuan në kualifikim në Ligë të Kampionëve, por ata shpëtuan sezonin e tyre me triumfin në ‘FA Cup’, megjithëse, për Granit Xhakën, ky do të jetë çmimi i tij më i madh i vitit”, shkruan ‘Goal.com’, transmon portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Zvicrës ka bërë 42 paraqitje për gjigantin në Premierë Ligë, por ka munguar në shtatë ndeshje për shkak të suspendimeve. /arbresh.info


Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës