GO+ Peja po vazhdon formën e mirë këtë fillim të edicionit në elitën e basketbollit kosovar. Klubi pejan e ka mposhtur sot Rahovecin 029 me rezultat 87-79, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e katërt.
Takimi nisi më mirë për verdhezinjtë, ku shkuan në epërsi prej 11 pikëve në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Gjersa ‘vreshtarët’ ishin pak më të mirë në pjesën e dytë, mirëpo pa arritur ta shkrijnë atë epërsi.
Më i dalluari në fitoren e Pejës ishte Johnson me 17 pikë, kurse lojë të mirë bëri edhe Green i cili shtoi 15 pikë e tetë kërcime.
Tek Rahoveci u dallua Kentrell Pullian me 23 pikë.
Pas katër takimeve, Peja ka katër fitore kurse Rahoveci pëson disfatën e tretë.
Ndeshja e radhës për Pejën është ndaj Sigal Prishtinës, kurse Rahoveci takohet me Vëllaznimin./Arbresh.info
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit