KB G0+ Peja ka arritur marrëveshje me basketbollistin Fatlind Shoshaj për pjesën e mbetur të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra pejane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Shoshaj luan në pozitën e organizatorit të lojës dhe është i gjatë 182 cm.
Ai nuk është emër i panjohur për pejanët, pasi ka qenë pjesë e klubit edhe më parë, madje në sezonin kur Peja u shpall kampione.
Gjithashtu, Fatlindi në Kosovë ka luajtur edhe për Sigal Prishtinën.
Kujtojmë se G0+ Peja e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me tetë fitore e pesë humbje./Arbresh.info
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...