Primoz Gliha ka qenë pjesë e Dinamo Zagerbit, për një kohë të shkurtër, gjatë karrierës si futbollist.
Ai në një intervistë për Sportske Novosti i propozoi ish skuadrës së tij portierin e Kosovës, Aro Muric, shkruan Arbresh.info.
“Ka lojtarë është portieri im i Kombëtares, Arijanet Muric. Ai mbron në Angli, për Burnley. Para kësaj ai ishte në Manchester City”, tha trajneri i kombëtares.
Gliha theksoi se Muric është një portier i madh.
“Me të Dinamo do të fitonte çdo vit titullin kampion kroat Ai është një portier i madh, një njeri i madh. Është gati dy metra”, tha trajneri i kombëtares.
Ai tutje theksoi se Dinamo nuk do të gaboj me përzgjedhjen e tij.
“Vetëm ai ka një rrogë të madhe në Angli. Por, Dinamo nuk do të gabon nëse do ta sillte”, përfundoi Gliha.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...