Florentina Kallaba delegohet nga UEFA për të ndarë drejtësinë në Main Round të vlefshëm për Kampionatin Botëror të vajzave në Futsall.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë FFK, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Dy ndeshjet që gjyqtarja e futsallit do të ndajë drejtësinë, janë të vlefshme për Kampionatin Botëror të vitit 2025, i cili do të zhvillohet në Filipine.
Ndeshja Ukrainë – Francë do të zhvillohet të mërkurën më 16 tetor me fillim në orën 16:00.
Teksa ndeshja tjetër, Çeki – Francë, do të zhvillohet të enjten më 17 tetor në orën 19:00 në Teplicë të Çekisë.
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit