UEFA ka caktuar një ekip të plotë gjyqtarësh nga Kosova për ndeshjen e fazës së grupeve në UEFA Conference League mes Sigma Olomouc dhe Celje, e cila zhvillohet më 27 nëntor në Anderuv Stadion, Olomouc.
Ky është një hap i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e progresit që po bëjnë gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.
Kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Genc Nuza, një nga arbitrat më të vlerësuar të Kosovës, me përvojë të vazhdueshme në garat evropiane.
Në vijë do ta asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa sistemi VAR do të drejtohet nga Dardan Çaka, me Lirim Jashar si asistent i VAR-it. Zyrtar i katërt i ndeshjes do të jetë Vigan Iberdemaj.
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...