Matthijs de Ligt do të largohet nga Ajaxi gjatë verës por pavarësisht se e ardhmja e tij vazhdon të mbetet në dyshime, Barcelona duket si destinacioni më i mundshëm.
Holandezi tashmë ka refuzuar një ofertë 70 milionëshe nga Manchester United gjatë pak orëve të kaluara, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në shtypin anglez, “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar De Ligtit një kontratë pesë vjeçare me 15 milionë euro për sezon, por 19 vjeçari nuk ka qenë i joshur nga kjo ide.
Ndërkohë, siç raporton RAI Sports, Juventusi ka kontaktuar drejtorin sportiv të Ajaxit, Marc Overmars, i cili i shpjegoi homologut të tij te “Zonja e Vjetër” – Fabio Paraticit se klubi holandez është afër për të arritur një marrëveshje me Barcelonën.
Qëllimi i De Ligt është transferimi te “Blaugranët”, të cilët janë duke ofruar 80 milionë euro për të joshur atë nga Amsterdami.
Barcelona tashmë ka nënshkruar me bashkëlojtarin dhe shokun e tij të ngushtë Frenkie de Jongun dhe pengesa e vetme e klubit mund të jetë arritja e një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan./arbresh.info/
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...