Kombëtarja e Shqipërisë është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, ku sonte mbyllën seancën e fundit stërvitore.
Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për duelin e parë në Kampionatin Evropian ndaj Italisë.
Kuqezinjtë nën drejtimin e Sylvinhos dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin ju do të zhvillohet ndeshja, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.
Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe të gjithë të gatshëm për të dhënë kontributin për takimin ndaj Italisë.
Sfida Itali – Shqipëri do të luhet nesër (e shtunë) më datë 15 qershor, ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit. /Telegrafi/
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...