Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, mund ta angazhojë Luis Murielin nga minuta e parë në ndeshjen kundër Midtjylland në ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane ka shtatë pikë, aq sa Ajaxi, ndërsa ka dy pikë më pak se lideri i grupit, Liverpool. Për këtë arsye, fitorja është e domosdoshme për të rritur gjasat për kualifikim në fazën e mëtutjeshme.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, pritet të luajë nga minuta e parë në fazën e mbrojtjes që do të përbëhet nga tre lojtarë.
Formacionet e mundshme
Atalanta (3-4-1-2): Sportiello; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hateboer, Pessina, De Roon, Gosens; Gomez; Muriel, Zapata.
Midtjylland (4-2-3-1): Hansen; Andersson, Hoegh, Scholz, Paulinho; Onyeka, Madsen; Dreyer, Mabil, Kraev; Kaba.
/Telegrafi/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...