Atalanta ka luajtur baras këtë javë në Serie A ndaj Lecces me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 34-të.
Pavarësisht rezultatit jo të kënashëm për skuadrë, ylli i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti bëri një performancë të shkëlqyer, shkruan Arbresh.info.
Ai luajti 90 minuta dhe ishte më i mirë në fushë ku sipas SofaScore, u vlerësua me notën 8.0.
Ky vlerësim bëri që mbrojtësi i kombëtares të jetë edhe në formacionin e kësaj jave në Serie A.
Gjimshiti së bashku me Atalantan renditen në pozitën e tretë me 65 pikë kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit./Arbresh.info

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur di...
Meteorologët paralajmërojnë se kjo verë do të sjellë nxehtës...
Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë ...
Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – S...
Mourinho kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, tre e...
Incident i pazakontë në Britani, radio shpall gabimisht vdek...