Shqipëria dhe Kroacia luajtën baras me rezultat 2-2 në kuadër të grupit B.
Pas ndeshjes kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti tha se e merituan barazimin.
“Të them të drejtën jam i lumtur për ekipin, reagimi ishte i fortë. Në fund meritonim barazimin, nuk jam i lumtur me golat që pësuam. Kombëtaret e mëdha me lojtarë të fortë nuk ju duhen shumë metra apo raste për të shënuar. Deri në të 74 nuk kishin raste, mbrojtëm mirë. Por, ato dy gola, nuk e di çfarë të them, më duhet ende që t’i përtyp. Si mbrojtës nuk mund të jem i lumtur për ato dy gola, në fund duhej të kënaqeshim me barazim. Ndaj Italisë mungoi agresiviteti, por ndaj Kroacisë ishim gati dhe luftuam në çdo metër pavarësisht emrave që kanë ata në mesfushë. Nuk i lamë të lirë dhe shkaktuam faulla, i penguam.
Ai tutje foli për kundërshtarin e radhës që është Spanja ku tha se do të mundohen t’i bezdisin.
Spanja? E njeh gjithë bota dhe janë favoritë në çdo ndeshje që luajnë. Janë favoritët për të fituar turneun. Por, për rrugën që kemi përpara, me pesë ditë kohë, do të mundohemi të përgatitemi mirë dhe t’i bezdisim. Edhe me Kroacinë mund të shënonim dy apo tre, e respektojmë Spanjën por do të provojmë shanset tona.
Për fund ai pati disa fjalë edhe për Elseid Hysajn.
Tifozët janë gjithmonë “on top”, i falënderojmë se na mbështesin gjithmonë, jo vetëm në stadium. Më kanë bërë të ndjehem krenar, më vjen mirë edhe që Hysaj reagoi në fushë. Ai ka 10 vite eksperiencë, jam i lumtur për të sepse bëri ndeshje fantastike”, u shpreh Gjimshiti.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjën luhet nga ora 21:00 të hënën./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje