Nuk ka sjellë fitues ndeshja hapëse e javës 27-të mes Gjilanit dhe Feronikelit që u ndanë në paqe 0-0.
Gjilani në këtë takim hynte pas ndryshimeve në shtabin teknik ku u largua trajneri prishtinas Arbnor Morina.
E klubi bardh e kuq ia besoi pozitën e trajnerit legjendës së tyre Alban Hysenit.
Qysh në minutën e 10-të Feronikeli ka mundur të kalojë në epërsi pasi mbrojtësi i vendasve Fisnik Papuqi për pak sa nuk shënoi autogol.
Ndeshja u zhvillua kryesisht në mesfushë me dy skuadrat që luajtën kujdesshëm.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Feronikeli kur në minutën e 30’, kur Mark Milicaj goditi bukur nga distanca por edhe më bukur reagoi portieri vendas Kaçiu.
Në minutën e 37’, Gjilani u kundërpërgjigj me Leutrim Bekteshin por që goditja e tij nuk ishte e saktë.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në këtë takim.
Edhe pjesën e dytë dy ekipet e luanin me mjaftë kujdes duke mos rrezikuar.
Milicaj kishte një mundësi të mirë shënimi kur tentoi shënimin e golit nga gjuajtja e lirë por pa sukses.
Deri në fund nuk pati ndonjë rast dhe dy skuadrat ndanë pikët.
Gjilani kësisoj mbetet në pozitën e shtatë në tabelë me 40 pikë të tubuara, ndërsa Feronikeli në të pestën me një pikë më shumë.
Në ndeshjen e ardhshme Gjilani luan përsëri si vendas pasi pret kampionin në fuqi Trepçën ’89, ndërsa Feronikeli luan në Drenas me Lirinë e Prizrenit./Telegrafi/


Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...