Duke shfrytëzuar përplasjet e Donnarumma me tifozët dhe drejtuesit e Milanit e duke u bazuar te një agjent i aftë për të përmbysur merkaton, Liverpool po hedh bazat e një prej goditjeve më të bujshme këtë verë. Skuadra angleze po investohet fuqishëm në tratativat me portierin e kombëtares italiane, për ta sjellë në ligën më të fortë të planetit.
Sinjali i fundit i krisjes së parikuperueshme mes lojtarit dhe ekipit kuqezi ishin kontestimet e tifozëve në momentin kur folësi i stadiumit “San Siro”, tha emrin e Donnarumma-s në sfidën e fundit të kampionatit. Drejtuesit e Milan vazhdojnë të thonë se e konsiderojnë një pasuri dhe nuk do ta largojnë pavarësisht firmës me portierin Reina. Por shitja e tij në të vërtetë është e pashmangshme.
Një takim së fundmi mes prokuratorit të futbollistit italian dhe trajnerit të Liverpoolit, ritheksoi interesin. Por trajneri Jurgen Klopp kërkon të mos shpenzojë shumë nga buxheti i merkatos verore. Në tavolinën e tratativave janë 40 milionë Euro si dhe një futbollist në drejtim të Milan që mbetet për t’u diskutuar. Pikërisht këtu do të duket dhe zotësia e palëve për të ulur hendekun financiar.
Milan kërkon 70 milionë euro për atë që konsiderohet portieri i së ardhmes, shifër e cila mund të përballohet vetëm nga ekipe me muskuj të fuqishëm ekonomik si PSG, Real apo Manchester City./Top Channel/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër