Sulmuesi i Manchester United, Antony është lidhur me një kalim befasues tek një klub i madh evropian.
24-vjeçari pati një rënie drastike në formë pas largimit nga Ajaxi në drejtim të Man United për shumën e 95 milionë eurove në vitin 2022.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, Antony u largua nga Unitedi duke iu bashkuar Real Betisit në Spanjë si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
Që prej kalimit të tij atje, Antony ka filluar ta rigjejë sërish formën e dikurshme, pasi ka shënuar dy gola në tri ndeshje deri më tani.
Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, gjiganti gjerman Bayern Munichu ka hapur bisedimet me Unitedin për transferimin e brazilianit.
Është sugjeruar se pavarësisht se kanë shpenzuar 95 milionë euro për ta sjellë në ‘Old Trafford’, Unitedi është i gatshëm të bëjë biznes për 50 milionë euro.
“Negociatat kanë filluar dhe në Munich e shohin shumë të mundshëm ardhjen e brazilianit”.
“Nëse ai vazhdon të shkëlqejë tek Betisi, nënshkrimi i tij për Bayernin mund të finalizohet gjatë muajve në vazhdim”, thuhej në raport./Telegrafi/
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina ...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër