Barcelona dhe Inter janë duke vazhduar negociatat për sulmuesin Lautaro Martinez, duke përfshirë Junior Firpo dhe Nelson Semedo, por Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool janë në pritje.
Klauzola e lirimit të lojtarit është 111 milionë euro, derisa klubi katalunas nuk mund ta paguajë nëse nuk arrijnë të shesin lojtarët, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport, Semedo dhe Firpo janë të interesuar për kalimin te Inter, por “Neurazurët” nuk pranojnë që vlera e Semedo të jetë 50 milionë euro dhe e Firpo-s 30 milionë euro.

Martinez ka informuar Inter se dëshiron të largohet në fund të sezonit, mirëpo Barcelona është duke hezituar shkaku i problemeve financiare.
Kjo mund të lejojë skuadrat e tjera të mëdha si Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool të bëjnë ofertat për argjentinasin.
Ndërsa, Inter është duke provuar të transferojë Jadon Sancho-n, të cilin e shohin si pasuesi i Martinez-it./arbresh.info.
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...