Trepça sot ka shënuar fitore të thellë ndaj Rahovecit me rezultat 4-1 në kuadër të Ligës së Parë në grupin A.
Golat janë realizuar nga Lucas Cunha i cili shënoi dy herë, Moustapha Ba dhe Kamohelo Hoala, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit këtë fitore ia dedikuan futbollistët nga Vushtrria, Erjon Morina i cili tash e disa kohë është duke u përballur me një problem të rëndë shëndetësor.
Në një postim në rrjetin social Facebook, “Xehetarët” kanë shkruar se kjo fitore është për të.
“Kjo fitore i dedikohet futbollistit nga Vushtrria, Erjon Morina i cili po përballet me një gjendje të vështirë shëndetësore. Të gjithë lojtarët dhe stafi i KF Trepça janë pranë teje, Erjon, me zemër e mendje”, shkruhet në postimin e skuadrës nga Mitrovica./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës