Gjermania ka arritur fitore të thellë ndaj Sllovakisë me rezultat 6-0 në ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grupin kualifikues për Kupën e Botës.
Woltemade e nisi serinë e golave në minutën e 18-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa Gnabry realizoi për 2-0 në minutën e 29-të. Sane me dy gola brenda pesë minutave katërfishoi rezultatin. Ai realizoi në minutën e 36-të dhe 41’.
Ridle Baku thelloi edhe më shumë epërsinë e ‘Pancerave’ në minutën e 67-të.
Kurse fitoren me rezultat 6-0 e vulosi Ouedraogo, në minutën e 79-të. Me këtë fitore Gjermania siguron pozitën e parë në grupin A dhe kualifikimin direkt për në Kupën e Botës.
Ndërsa, Sllovakia mbetet e dyta dhe kërkimin për në Botëror do ta kërkoj në play-off./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s