Gjermania ka befasuar të gjithë në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës, duke u mposhtur nga Sllovakia me rezultat 2-0.
Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, sllovakët kaluan në epërsi me golin e Hanckos, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë dhjet minuta pas nisjes së etapës së dytë, Stelec dyfishoi epërsinë e sllovakëve.
Deri në fund gola tjerë nuk pati kështu Sllovakia arriti një fitore të madhe në grupin A, kualifikues për Botëror.
Në këtë grup përvec këtyre dy kombëtareve janë edhe Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.
Pas tre ditësh “Pancerat” në Koln e presin Irlandën e Veriut, kurse Sllovakia udhëton tek Luksemburgu./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...