Wayne Rooney është sërish në qendër të polemikave. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave.
Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në rrjetin social Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale.
Pamjet janë publikuar nga vetë vajzat, të cilat nuk janë identifikuar.

Ata shihen teksa shkëmbejnë puthje të “zjarrta” me ish-futbollistin në një klub nate.
Por jo vetëm kaq, pas festës, treshja ka shkuar në një hotel. Ish numri 10 i Anglisë shfaqet në gjendje të dehur, e i shtrirë në shtrat, i pafuqishëm për t’u ngritur.
Ndërkohë, njëra prej vajzave, filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit.

Kjo nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tilla.

Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore kanë qenë të shumta edhe në kohën që ka qenë futbollist.
Madje, shpesh, ai është konstatuar i dehur, duke ndikuar jo pak në figurën e një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij. /Telegrafi/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë