Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është më afër kalimit te Interi, pasi që agjenti i tij pritet të qëndrojë në Milano gjatë ditës së sotme (e premte)
Calciomercato.com raporton se përfaqësuesi i tij do ta dëgjojë ofertën e klubit italian që pritet t’ia bëjë sot, të cilën do t’ia transmetojë lojtarit.
Danezi ka kontratë me Spursat deri në fund të sezonit, prandaj gjatë verës mund të transferohet si lojtar i lirë.
Mirëpo, Tottenhami dëshiron ta shesë që tani në afatin kalimtar të janarit në mënyrë që të mos e lë lojtarin të largohet me parametrat zero.
Sipas mediumit italian, klubi anglez kërkon rreth 20 milionë euro për shitjen e Eriksenit gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...