Lille e ka nisur me fitore edicionin e ri në Europa League, duke e mposhtur skuadrën norvegjeze Brann, me rezultat 2-1.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, derisa të tri shënimet u realizuan në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Vendasit realizuan në minutën e 54-të me anë të Igmane.
Por nuk vonoi shumë dhe norvegjezët barazuan me golin e Magnusson.
Mirëpo i inkuadruari në lojë nga banka Olivier Giroud u shndërrua në hero për skuadrën e tij. Veterani shënoi në minutën e 80-të për ta rikthyer Lillen në epërsi.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Lille arkëtoi tre pikët e para. Ndeshjen e radhës kjo skuadër e luan ndaj Romës në udhëtim.
Teksa norvegjezët takohen me Utrechtin./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?