Legjenda e futbollit britanik, Ryan Giggs, është shumë afër pozitës së trajnerit të kombëtares së Uellsit.
Ish futbollisti i Manchester United, është intervistuar për punën e trajnerit të kombëtares së tij, dhe sipas mediave uellsiane ai do ta fitojë këtë pozitë.
Kombëtare e Uellsit është pa trajner që nga largimi i Chris Coleman, i cili u largua për të marrë pozitën e trajnerit të skuadrës angleze, Sunderland.
Megjithatë, Giggs ka edhe një rival për karriken e të parit të Uellsit, pasi në garë është edhe ish futbollisti uellsian, Craig Bellamy.
Giggs ka folur në javët e fundit se si ai është i prirur për t’u bërë numër 1 tek ndonjë ekip dhe ishte gati të merrte drejtimin e Swanseas para se të emërohej Bob Bradley.
Përvoja e tij e vetme me stërvitje është në ish-klubin e tij, United, ku ai ishte asistent i holandezit Louis Van Gaal për dy vjet përpara se të largohet kur Jose Mourinho mori përsipër skuadrën nga Old Trafford. /arbresh.info/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...