Gianlugi Buffon ka zbuluar tri klubet në Premierë Ligë që në të kaluarën janë përpjekur për të siguruar shërbimet e tij.
39-vjeçari ka qenë në Juventus që nga viti 2001 pas transferimit nga Parma për 33 milionë funta, një tarifë që theu rekord botëror për një portier, transmeton portali arbresh.info.
Buffon tani është duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit duke shpresuar në fitore të këtij trofeu, gjë që njëkohësisht i rrit gjasat e tij për të fituar Topin e Artë.
Ai ka fituar nëntë tituj në Serie A gjatë kohës te gjiganti italian, por gjërat mund të ishin plotësisht ndryshme nëse legjenda do të transferoj në Premierë Ligë ku tri klube të mëdha angleze dëshironin nënshkrimin e tij.
Para finales të së shtunës, Buffon ka zbuluar se Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger të dy kishin kërkuar transferimin e tij dhe më pas edhe Manchester City kishte bërë një përpjekje në vitin 2008.
“Nga ajo që di, kanë qenë tri klube në Angli që më kanë kërkuar mua”, ka zbuluar Buffon.
“Dy nga ata ishin gjatë kohës kur kam qenë një lojtari i ri te Parma dhe e di që Alex Ferguson dhe Arsene Wenger kanë pyetur për mua. Manchester City më pas më kishte kërkuar, por gjatë kohës kur isha në Juventus”./arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...