Gianluigi Buffon është ende duke u rikuperuar nga dështimi i Italisë për kualifikim në Kampionatin Botëror dhe nuk do të luaj për Juventusin në Sampdoria të dielën.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka njoftuar të shtunën se mbrojtësi Andrea Barzagli nuk do të luaj gjithashtu për arsye të njëjta, transmeton portali arbresh.info.
Të dy, Buffon dhe Barzagli njoftuan pas humbjes së Italisë në play-off ndaj Suedisë të hënë se do të pensionohen nga detyra me skuadrën kombëtare.
“Ata janë duke u përpjekur për të lënë pas zhgënjimin, por pas 15 ditëve me skuadrën kombëtare, ata kanë shfrytëzuar një sasi të madhe fizike dhe mbi të gjitha energji mentale”, ka thënë Allegri.
“Mund të ishte Kampionati Botëror i gjashtë për Buffonin dhe ky ishte një zhgënjim i madh”
Buffon u largua nga skuadra kombëtare pas 175 paraqitjeve./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës