Legjenda e futbollit spanjoll, Gerard Piqué, raportohet se është rikthyer nga pensionimi duke nënshkruar me një klub që është në pronësi të tij.
Piqué, 38 vjeç, thuhet se ka firmosur me FC Andorra, skuadër e divizionit të dytë spanjoll, të cilën ai e bleu në vitin 2018 përmes grupit të tij investues Kosmos, kur klubi militonte në kategorinë e pestë, shkruan Arbresh.info.
Deri më tani, as rrjetet sociale apo faqja zyrtare e FC Andorra nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht transferimin, ndërsa as vetë Piqué nuk ka reaguar publikisht. Megjithatë, media spanjolle RTVA raporton se klubi e ka “njoftuar” marrëveshjen.
Sipas të njëjtit burim, Piqué mund të bëjë debutimin e tij më 4 janar, kur FC Andorra udhëton për t’u përballur me AD Ceuta.
Ish-mbrojtësi u tërhoq nga futbolli në vitin 2022, pas një karriere të jashtëzakonshme kryesisht me Barcelonan, ku u rikthye në vitin 2008 nga Manchester United për 5 milionë paund.
Investimi rezultoi tepër i suksesshëm, pasi Piqué fitoi nëntë tituj La Liga, tre Liga të Kampionëve dhe në total 30 trofe me katalanasit.
Me kombëtaren e Spanjës, ai triumfoi në Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012./Arbresh.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...