Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka pranuar se do të dëshironte që ish bashkëlojtari i tij, Neymari, të rikthehet në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi kontrovers thuhet se është i vendosur për rikthim te klubi katalunas pas vështirësive dhe problemeve të shumta me lëndime si dhe ato jashtë fushës gjatë dy sezoneve të tij të para në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua klubit francez nga Barcelona për një tarifë prej 222 milionë euro në vitin 2017, por asnjëherë nuk arriti të vendosej në klub.
Duke folur në Miami, ku Barcelona pritet të luaj sot (e mërkurë) kundër Napolit, Pique ka thënë:
“Ai [Neymari] është një lojtar i mrekullueshëm që e njeh zhveshtoren, qytetin dhe klubin. Është një transaksion i komplikuar dhe duhet të jetë ai që duhet të vendos”
Për të shtuar intrigën edhe më shumë në lidhje me këtë lëvizje, fjalët e Piques janë publikuar në Twitter nga llogaria zyrtare e Barcelonës duke sugjeruar se klubi është gjithashtu duke dashur që një marrëveshje të finalizohet./arbresh.info/
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...