Gazeta e përditshme katalonase, “L’Esportiu”, është tallur me Spanjën në ballinën e edicionit të shtypur të gazetës për ditën e enjte, duke iu drejtuar Kombëtares së Spanjës si “Federata spanjolle” e jo në emër, si kundërpërgjigje ndaj mungesës së respektit që televizioni shtetëror spanjoll shfaqi ndaj Kosovës.
Spanja e mundi Kosovën 3:1.
E përditshmja me bazë në Barcelonë – Katalonjë, rajonit verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja – vendosi të tallet me Spanjën në të njëjtën mënyrë.
Në ballinën për edicionin e shtypur të 1 prillit, “L’Esportiu” shkroi: “Federatës spanjolle nuk i ndezi”./arbresh.info/

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...