Gennaro Gattuso ka emëruar skuadrën e tij për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantas, ku Alessio Romagnoli dhe Suso janë të dy të suspenduar.
“Rossonerët” kërkojnë t’i rikthehen fitores pas disfatës 3 me 0 ndaj Veronas vikendin e kaluar dhe përballja me një skuadër Orobici do t’i sfidojë ata për një pozitë në Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Suso ishte ndëshkuar në Bentegodi dhe Alessio Romangoli mori kartonin e pestë të këtij sezoni, prandaj të dy janë të suspenduar për këtë ndeshje.
Përndryshe, këtu nuk ka ndonjë befasi në skuadër pasi Nikola Kalinic, Gianluigi Donnarumma dhe Leonardo Banucci janë ftuar të gjithë./arbresh.info/
Skuadra e plotë AC Milanit ndaj Atlantas: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Paletta, Rodriguez, Zapata, Biglia, Bonaventura, Borini, Calhanoglu, Kessie, Locatelli, Montolivo, Zanellato, Cutrone, Kalinic, André Silva
https://twitter.com/acmilan/status/944243222594883584
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...