Marseille gjen pasuesin e Marcelinos dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizojë akordin me Gennaro Gatusson. Italiani do të fluturojë për në Francë gjatë 24-orëshit të ardhshëm dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për ta udhëhequr në ndeshjen e fundjavës ndaj Monacos në transfertë
Eksperienca e fundit e 45-vjeçarit ishte me Valencian në LaLiga ndërsa Gatusso për herë të parë do të provojë një aventurë në futbollin francez. Në listën e drejtuesve të Marseille për të zëvendësuar Marcelino ishte edhe ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, mirëpo ky i fundit nuk kishte aprovimin e ultrasve.
Ndaj, drejtuesit në fund vendosën për ish-teknikun e Milanit që tashmë duhet të rikthejë Marseillen në “shinat e duhura” pasi skuadra aktualisht është në vend të tetë me nëntë pikë pas gjashtë javëve të para. Një tjetër objektiv i Gatussos është edhe kalimi në fazën me eliminim të Europa League me Marseillen që është shortuar në një grup delikat ku bën pjesë Ajaxi, AEK-u i Athinës dhe Brighton./ss
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...