E ardhmja e Gennaro Gattusos është seriozisht në dyshime, të paktën sipas raporteve të fundit nga mediat në Itali.
“Rossonerët” janë në garë për kualifikim në Ligë të Kampionëve këtë sezon, por ata kanë arritur të sigurojnë vetëm një pikë nga tri ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Para ndeshjes së fundmi kundër Sampdorias, Gattuso tha se do të vendos për të ardhmen e tij në fund të sezonit. Pas ndeshjes në shtëpi kundër Udinesese, ai tërhoqi fjalët duke thënë se do të ishte më mirë për të qëndruar i qetë sesa të komentojë të ardhmen e tij.
Bazuar në një raport nga Il Corriere dello Sport, Gattuso mund të shkarkohet nga AC Milani pavarësisht rezultatit final të skuadrës në Serie A. Drejtorët në AC Milan kanë insistuar se kualifikimi në Ligë të Kampionëve është më i rëndësishmi për klubin, por edhe nëse Gattuso e arrinë këtë shënjestër, klubi mund ta shkarkojë atë.
Antonio Conte është përfolur shumë si një shënjestër e skuadrës në San Siro, megjithëse Interi është gjithashtu i interesuar për të punësuar ish trajnerin e Juventusit./arbresh.info/
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para