Trajneri Gennaro Gattuso ka folur për media para ndeshjes së “Rossonerëve” në Serie A kundër Napolit.
Gjiganti italian do të nis sezonin e tyre 2018/19 nesër pasi ndeshja ndaj Genoas është shtyrë si pasojë e tragjedisë që ndodhi me shembjen e urës në Genoa, transmeton portali arbresh.info.
Gattuso është pyetur rreth asaj se çfarë mendon për njërin nga futbollistët më të përfolur para ndeshjes së nesërme në San Paolo – Gonzalo Higuanit.
“Unë mendoj se ai është ndër top 10 lojtarët në botë”, ka thënë Gattuso.
“Ne mund ta prekim atë me duart tona çdo ditë, të gjithë e dinë këtë, ne e kemi vërejtur se sa i fortë është. Ne jemi një skuadër dhe duhet të punojmë shumë për t’i ndihmuar atij në mënyrën më të mirë të mundshme”

“Ekuilibri është i nevojshëm, ne kemi nevojë për një ndeshje të mrekullueshme në çdo pjesë të fushës”
Ndeshja mes Napolit dhe Milanit zhvillohet duke filluar nga ora 20:30 të shtunën./arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari