Legjenda e Manchester United, Gary Neville thotë se Paul Pogba duhet të largohet nga Old Trafford nëse nuk është i lumtur dhe i përkushtuar në klub.
Fituesi i Kampionatit Botëror ka pranuar se ka një raport të çrregullt me trajnerin Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona dhe ish skuadra e tij – Juventusi janë përfolur shumë për transferimin e Pogbas gjatë gjithmonë merkatos verore të transferimeve.
Por, Neville insiston se asnjë lojtar nuk do të jetë më i madh sesa klubi.
Duke folur për ‘Times’, analisti në ‘Sky Sports’ Neville ka thënë:
“Analiza e Nevilles ndaj Pogbas do të thoshte: ‘Ai është një lojtar i talentuar, por unë dua të shoh më shumë konsistencë dhe lidership”

“Si një tifoz, mendoj se askush nuk është më i madh se klubi dhe nuk jam i interesuar në njerëz që shikojnë majtas dhe djathtas”
“Prandaj Paul, nëse ju dëshironi të shkoni diku tjetër, atëherë shkoni sepse Manchester United do të jetë mirë, mos u shqetësoni për këtë”
Raportet pretendojnë se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, i ka thënë mesfushorit “tri vite këtu më pas në Spanjë” pasi ai iu ribashkua “Djajve të Kuq”./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...